قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,
الفلق
Read Surah Al-Falaq in Albanian (الفلق) with Arabic text, Albanian translation, and audio recitation. Chapter 113 of the Holy Quran, 5 verses — free online.
Quran in Albanian · all 114 Surahs
قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,
مِن شَرِّ مَا خَلَقَ
që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar
وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ
dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri
وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّٰثَٰتِ فِي ٱلۡعُقَدِ
dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)[442]
[442] Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.
وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[443]
[443] Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.
Al-Falaq
Play